Robert De Niro ka folur hapur për një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij: përpjekjen për të balancuar karrierën e gjatë në Hollywood me rolin e babait të shtatë fëmijëve. Aktori i njohur ka pranuar se, pavarësisht përvojës së gjatë si prind, ende e ka të vështirë të qëndrojë larg fëmijëve për shkak të angazhimeve profesionale. Ai thotë se nuk ekziston një formulë e përsosur për të gjetur ekuilibrin mes punës dhe familjes.
“Thjesht duhet t’i menaxhosh të gjitha. Nuk ka asnjë mënyrë për të mos u ndjerë pak fajtor kur nuk je aty në momentet kur duhet të jesh, ose kur mendon se duhet të jesh”, është shprehur De Niro për People. Aktori, i cili tashmë është 83 vjeç, është baba i shtatë fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme. Vajza e tij e madhe, Drena, është fëmija që ai adoptoi gjatë martesës me Diahnne Abbott. Me Abbott ka edhe djalin Raphael.


