Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar.
Rama ka bërë të ditur se vijon puna për detajimin e programit të sezonit të ri qeverisës, me fokus te forcimi i komunikimit me qytetarët dhe përmirësimi i shërbimeve publike.
Kryeministri shkruan se gjatë diskutimeve të sotme është trajtuar kalendarizimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor, si dhe mekanizmat e rinj të ndërveprimit mes qeverisë dhe deputetëve.Në fokus të takimit ka qenë gjithashtu hartimi i ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”, platformë e cila synon të ndjekë dhe adresojë problematikat e qytetarëve.
“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri – deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv


