Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin Botëror të të Rinjve, i cili është mbajtur në Viti, ku ka diskutuar për rëndësinë e paqes së qëndrueshme.
Osmani ka thënë se në këtë aktivitet ka qenë në mesin e përfaqësuesve dhe ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës.
“Një ditë e bukur sot në Viti, në mesin e përfaqësuesve e ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në Samitin Botëror të të Rinjve, ku diskutuam për paqen e qëndrueshme”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka falënderuar Komunën e Vitisë për organizimin e samitit, ndërsa ka shprehur mirënjohje edhe për kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti, për ftesën.
“Faleminderit Komunës së Vitisë për organizimin dhe kryetarit Sokol Haliti për ftesën”, ka shtuar Osmani.


