Brooklyn Beckham ka reaguar ashpër ndaj një komenti negativ në rrjetet sociale për bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, duke i dalë publikisht në mbrojtje.
Komentet u shfaqën poshtë një videoje të Brooklyn-it, ku ai po përgatiste një pjatë. Një ndjekës pretendoi se Nicola dukej “e sëmurë” dhe i sugjeroi atij që ta “ushqente”.
Brooklyn, 27 vjeç, nuk qëndroi indiferent dhe iu përgjigj drejtpërdrejt:
Mos flisni më kurrë për gruan time. Ajo është e mrekullueshme dhe nuk duhet të komentoni kurrë për trupin e dikujt. Kjo është e turpshme.
Reagimi i tij vjen në një periudhë kur Brooklyn dhe Nicola kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre. Çifti u martua në vitin 2022 dhe vitin e kaluar rinovoi betimet e martesës, duke treguar publikisht se vazhdon të jetë i bashkuar.
Por Nicola nuk ishte e vetmja që u bë objekt kritikash në postimin e Brooklyn-it.
Edhe mënyra se si ai përgatiti një pjatë tradicionale britanike shkaktoi debate mes ndjekësve. Disa përdorues i dhanë këshilla për mënyrën e përgatitjes, duke i sugjeruar të largonte më mirë lëngun nga mishi, ta linte të ftohej para se të shtonte purenë e patateve dhe të përdorte më shumë djathë.
Brooklyn, këtë herë, i priti komentet me humor, duke pranuar se nuk është kuzhinier profesionist.


