North West, vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në kopertinën e “Dazed”, ku foli për jetën personale, muzikën dhe mënyrën se si e imagjinon të ardhmen.

Në intervistë, North u shpreh mjaft e qartë edhe për llojin e djalit që do të pranonte në jetën e saj. Ajo tha se nuk dëshiron një partner që pi vape, përdor substanca apo përfshihet në sjellje që ajo i konsideron të këqija.

North po ndërton ndërkohë një karrierë të sajën në muzikë. Ajo publikoi EP-në debutuese “N0rth4evr”në maj dhe është shfaqur në festivale të rëndësishme muzikore, duke treguar se dëshiron ta marrë seriozisht këtë rrugëtim.

Pavarësisht se vjen nga një prej familjeve më të famshme në botë, North ka treguar se dëshiron edhe një përvojë krejt normale.

Në intervistën për “Dazed”, ajo tha se do të donte të punonte në Starbucks kur të mbushë 14 vjeç, sepse dëshiron të provojë se si është të kesh një “punë të rregullt”.

E reja duket se po përpiqet të krijojë identitetin e saj, larg hijes së prindërve të famshëm, ndërsa njëkohësisht vazhdon të zhvillojë pasionin për muzikën.


