Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 31 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, në orët e pasdites në pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vijon një periudhë me mot me diell dhe të ngrohtë. Pasdite në disa vende do të ketë dukuri të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima.


