Numri i popullsisë aktive në tremujorin e dytë të vitit 2026 është rritur për 0,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa numri i personave të papunë është ulur për 1,5%.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, popullsia aktive në vend është 798.718 persona, prej të cilëve 708.698 janë të punësuar, ndërsa 90.020 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit është 52,5%, shkalla e punësimit 46,6%, ndërsa shkalla e papunësisë 11,3%.
Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 63,6% janë burra, ndërsa 36,4% gra.
Numri i personave të punësuar shënon rritje prej 1%. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57,7% janë burra, ndërsa 42,3% gra.
Në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve në mënyrë joformale ka arritur në 101.022 persona, që paraqet një rritje prej 7,2% krahasuar me tremujorin paraprak.
“Rritja në masë më të madhe vjen si rezultat i shtimit të numrit të të punësuarve joformalë në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, ku janë evidentuar 51.487 persona, ose 51% e punësimit të përgjithshëm joformal. Në ndërtimtari janë të përqendruar edhe 17,2% e të punësuarve joformalë. Kjo strukturë tregon se aktivitetet sezonale në këta dy sektorë kanë ndikim kyç në lëvizjet tremujore të punësimit joformal, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.


