Rreth 6 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen më 29 gusht afatit të dytë të Testit të Maturës Shtetërore. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 gusht.
Në këtë afat mund të marrin pjesë edhe nxënësit që u kapën duke kopjuar në testin e parë. Megjithatë, 93 administratorët që lejuan manipulimet në afatin e parë nuk do të jenë pjesë e administrimit këtë herë.
Nga Ministria e Arsimit thonë se janë forcuar masat e kontrollit dhe monitorimit, ndërsa Inspektorati i Arsimit do të ketë rol mbikëqyrës.
Njohësit e arsimit shprehen skeptikë dhe kërkojnë administrim më të rreptë, në mënyrë që rezultati të jetë meritokratik dhe i drejtë për të gjithë maturantët. Rezultatet e afatit të dytë pritet të publikohen më 2 shtator.
Ndiqni kronikën:


