Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sulmohet një mjek në QKMF-në e Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë

Press Online14 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Komuna e Vitisë ka reaguar pas një sulmi fizik dhe kanosjes ndaj një specialisti të mjekësisë familjare në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan.

Sipas Komunës, rasti ka ndodhur gjatë kujdestarisë së natës, derisa mjeku, i identifikuar me inicialet A.Ç., ishte në vendin e punës duke ushtruar detyrën e tij profesionale.

Institucionet komunale, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe QKMF-ja në Viti e kanë dënuar ashpër rastin, duke e cilësuar si akt të papranueshëm dhe cenim serioz të sigurisë, dinjitetit dhe integritetit të punonjësve shëndetësorë.

“Ky është një akt i papranueshëm dhe një cenim serioz i sigurisë, dinjitetit dhe integritetit të punonjësve shëndetësorë, të cilët çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve dhe të shëndetit të komunitetit.Nuk mund të normalizohet dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë!Asnjë pakënaqësi, mosmarrëveshje apo rrethanë nuk e justifikon sulmin fizik apo kërcënimin ndaj mjekut, infermierit apo çdo profesionisti tjetër shëndetësor, por edhe teknik që shërbejnë në institucionet tona”, thuhet në reagimin e Komunës.

Nga Komuna kanë theksuar se asnjë pakënaqësi, mosmarrëveshje apo rrethanë nuk e justifikon sulmin fizik apo kërcënimin ndaj mjekëve, infermierëve, teknikëve apo profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

“Fakti që raste të tilla po përsëriten është veçanërisht shqetësues dhe kërkon reagim të menjëhershëm dhe institucional. Punonjësit shëndetësorë duhet të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës dhe të kenë mbrojtjen e duhur gjatë ushtrimit të detyrës.Kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e merituar nga organet kompetente dhe që ndaj personave që ushtrojnë dhunë të ndërmerren masat e parapara me ligj, prandaj edhe menjëherë janë njoftuar institucionet e sigurisë”.

Komuna ka shprehur shqetësim edhe për faktin se, sipas saj, raste të tilla të dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë po përsëriten.

“Dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë nuk është vetëm sulm ndaj individit, por është sulm ndaj institucioneve, shërbimit shëndetësor dhe ndaj të drejtës së qytetarëve për të marrë shërbime shëndetësore në një ambient të sigurt.Si institucione komunale jemi të përkushtuar që çdo puntorë në sektorin publik të jetë i sigurt dhe i lirë në ushtrimin e detyrave të tyre profesionale, prandaj do të shikojmë të gjitha mundësitë ligjore që profesionistëve shëndetësore të iu krijojmë kushte të sigurisë për ushtrimin e lirë të punës profesionale”, thuhet në reagimin e Komunës së Vitisë./Klankosova.tv
Previous ArticlePason periudha e motit më të nxehtë, me temperaturë maksimale deri 39 gradë
Next Article 173 mijë fluturime në 6 muaj mbi Maqedoni

Lajme të ngjashme

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka Pula: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, së bashku do të ngremë dolli në Bruksel

25 Nëntor 2026 KOSOVË

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.