Të paktën 18 persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jug të Anglisë, pranë qytetit Lewes.
Treni, i cili udhëtonte nga stacioni London Victoria drejt Eastbourne, doli nga shinat të enjten. Tre vagonët e fundit u përmbysën në njërën anë, duke bllokuar përkohësisht pasagjerët brenda tyre.
Shërbimet e ambulancës, zjarrfikësve dhe policisë ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Në tren ndodheshin rreth 150 persona dhe autoritetet konfirmuan se të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
A train has derailed near Lewes, prompting a large emergency service response and closing several rail routes in the area.
More here: https://t.co/PFPcwXru4A pic.twitter.com/1yqd2dz2Hz
— BBC Sussex (@BBCSussex) August 13, 2026
Dy prej personave të lënduar ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa 16 të tjerë, me plagë më të lehta, u transportuan në spital për trajtim.
Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar. Një ekip i Rail Accident Investigation Branch, institucionit britanik që heton aksidentet hekurudhore, ka mbërritur në vendngjarje për të mbledhur provat.
Aksidenti ndodhi në një kohë kur Britania e Madhe po përballet me një valë të nxehti, me temperaturat në disa zona të Anglisë jugore që arritën 35 gradë Celsius. Autoritetet hekurudhore kanë paralajmëruar më herët se temperaturat e larta mund të shkaktojnë zgjerimin dhe deformimin e shinave.


