3
Labinot Rexha ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjete sociale, ku shfaqet duke numëruar një shumë parash.
Përmes këtij postimi, këngëtari duket se ka ironizuar banorët e “Big Brother VIP Kosova”, duke iu referuar angazhimeve dhe koncerteve pas përfundimit të spektaklit.
“Ku e keni bre koncertet e dasmat”, shkruan ai me humor, ndërsa në vazhdim shton se i duhet një punëtor pasi ka mbetur pa punëtor.
Postimi i tij ka ardhur në formë shakaje, duke e shoqëruar ironinë me pamjen e tij teksa numëron paratë.


