Aktorja Scarlett Johansson ka folur për ndryshimin e standardeve të bukurisë në Hollywood, duke thënë se presioni për t’u dukur në një mënyrë të caktuar ka qenë shumë i madh gjatë viteve të para të karrierës së saj, ka shkruar People.
Në një intervistë për Good Housekeeping, aktorja 41-vjeçare ka thënë se në ditët e stome yjet kanë më shumë liri për të shfaqur stilin e tyre personal.
“Aktorët sot mund të shprehin stilin e tyre personal në tepihun e kuq shumë më tepër se më parë”, ka thënë Johansson.
Ajo ka kujtuar se kur ishte më e re ekzistonte një presion i madh për mënyrën se si duhej të dukej një yll filmi.
“Kishte një standard për mënyrën se si duhej të dukeshin yjet e filmave. Ishte diçka e paarritshme dhe nuk linte shumë hapësirë për stilin personal”, ka thënë ajo.
Sipas saj, sot njerëzit në publik janë më të lirë të tregojnë veten ashtu siç janë, edhe me pamje më natyrale.
“Tash në aeroporte apo trena sheh njerëz me maska për fytyrën, flastera për puçrra dhe gjëra të tjera që i bëjnë të ndihen më të sigurt”, u shpreh ajo.


