Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Një pacient i ri i dyshuar për virusin e Nilit Perëndimor, 3 të hospitalizuar në gjendje kritike

Press Online4 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për Sëmundje Infektive është shtruar edhe një pacient 76-vjeçar, i dyshuar se është infektuar me virusin e Nilit Perëndimor.

Me këtë rast të ri, numri i pacientëve që trajtohen si raste klinikisht të dyshimta ka arritur në shtatë, ndërsa te dhjetë pacientë tashmë është konfirmuar ethet e Nilit Perëndimor.

Tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike, të shtruar në repartin e kujdesit intensiv dhe të vendosur në ventilim mekanik. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, mbetet e pandryshuar. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi.

“Aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë tek të cilët është përdëftuar në mënyrë laboratorike prezenca e virusit të Etheve të Nilit Perëndimor, nga këto 10 – tre pacientë janë në gjendje kritike, gjenden në ventilim mekanik”, deklaroi Fadil Cana – drejtor i Klinikës Infektive.

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, dr. Fadil Cana, bëri të ditur se më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Ai theksoi se rreth 80 për qind e të infektuarve e kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta ose pa simptoma.

“Pacientët që janë të shtruar te ne, janë mbi moshën 60 vjeçe dhe janë me sëmundje shoqëruese, kjo duhet të theksohet – persona më të moshuar, me sëmundje shoqëruese, personat me imunitet të dobët, janë më të ekspozuar ndaj këtij virusi, domethënë formës më të rëndë. Ajo që është thënë tashmë disa herë, 80% e rasteve kalojnë lehtë dhe fare pa simptoma”, shtoi Cana.

Cana bëri të ditur se për të konfirmuar formën neuroinvazive të sëmundjes tek rasti më i ri nevojiten analiza shtesë të lëngut cerebrospinal. Ai sqaroi se testi PCR nuk konsiderohet standardi kryesor për diagnostikimin e formës neuroinvazive të etheve të Nilit Perëndimor, ndaj pacientët i nënshtrohen ekzaminimeve laboratorike shtesë dhe trajtohen si të prekur nga virusi. Sipas Canës, periudha e inkubacionit zgjat deri në 14 ditë dhe ecuria e sëmundjes nuk mund të parashikohet për çdo pacient.

Previous ArticleStili unik i Dua Lipës në Sunny Hill Festival
Next Article Zajkova: Në çdo komunë të hapen qendra familjare për dhunën ndaj bashkëmoshatarëve

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.