Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nikolloski: Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet në muajt e ardhshëm

Press Online4 Gusht 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Aksi më i vështirë i autostradës Kërçovë-Ohër, e gjatë dhjetë kilometra, do të lëshohet në përdorim në muajt e ardhshëm, ndërsa afati për përfundimin e plotë dhe vënien në funksion të të gjithë autostradës është maji i vitit të ardhshëm.

Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot në emisionin “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, duke theksuar se pjesa më e madhe e kapaciteteve të Ministrisë janë të drejtuara pikërisht në këtë projekt për shkak të problemeve të shumta të trashëguara.

“Pres që në muajt në vijim të lëshohet aksi më i vështirë prej 10 kilometrash, ku ka galeri, ura, viadukte dhe ku është tuneli, i cili do të jetë më i gjati në shtet. Njëra tub është e gjatë 2 kilometra, tubi tjetër është 2 kilometra dhe 100 metra i gjatë, kështu që pres që kjo pjesë të lëshohet në muajt në vijim dhe me këtë, gradualisht do të përfundojë Ohër-Kërçovë”, theksoi Nikolloski.

Vlerësoi se autostrada Kërçovë-Ohër mbetet sfida më e madhe për Ministrinë. “Rreth 80 përqind të kohës dhe energjisë i harxhojmë në Ohër-Kërçovë, ndërsa 20 për qind në të gjitha projektet e tjera. E trashëguam me kaq shumë probleme saqë kërkon angazhim të përditshëm, por tani rezultatet janë tashmë të dukshme”, tha Nikolloski.

Duke u përqendruar në pamjen e përgjithshme të investimeve kapitale, ministri potencoi se ndërtimi dhe transporti janë nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, që reflektohet në rritjen dyshifrore të sektorit të ndërtimit në të gjitha kuartalet.

“Për momentin, vetëm në komuna, kemi projekte që financohen nga Qeveria, mbi 1200 kantiere ndërtimi të hapura. Nëse kësaj i shtojmë gjashtë autostrada që po ndërtohen paralelisht në shtet, që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e vendit, si dhe punën intensive në Korridorin hekurudhor 8, përgatitjet për fillimin e punimeve në Korridorin hekurudhor 10 dhe sigurisht investimet në aeroporte, atëherë mendoj se kemi një pamje të plotë të investimeve të forta kapitale që kontribuojnë fuqishëm në rritjen ekonomike”, tha Nikolloski.

Previous ArticleArsenal i bën presion Realit, Vinicius me dy mendje për të adhmen
Next Article Pas incidentit me fansin në Gjakovë, reagon Don Xhoni në rrjete sociale

Lajme të ngjashme

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bletarët në Maqedoninë e Veriut përballen me prodhim të ulët të mjaltit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami e Mexhiti pritën Kurtin: Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti takoi Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy shteteve, integrimin evropian dhe çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.