Sunny Hill Festival përfundoi me sukses një tjetër edicion në Prishtinë, duke mbledhur një turmë të madhe me yje ndërkombëtarë dhe dhjetëra mijëra adhurues.
Megjithatë, një nga surprizat e këtij edicioni ishte mungesa e Callum Turner, i cili vitin e kaluar ishte një nga yjet që e shoqëroi Dua Lipën në këtë ngjarje të madhe muzikore.
Ndryshe nga edicioni i kaluar, ku ai u pa duke shijuar atmosferën e festivalit, këtë vit Turner ishte i angazhuar në një projekt të rëndësishëm në New York, duke e lënë pas Prishtinën.
Arsyeja e mungesës së tij është e lidhur me promovimin e filmit të tij të ri, komedisë romantike “One Night Only”, ku ai luan rolin kryesor përkrah aktorës Monica Barbaros.
Filmi pritet të dalë në kinema më 7 gusht, dhe Turner ka filluar një tur intensiv promocional me aktivitete dhe takime me fansa në Shtetet e Bashkuara.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale e tregojnë Turner-in duke marrë pjesë në aktivitete promovuese në New York, ndërsa në të njëjtën kohë Dua Lipa ishte duke shkëlqyer në Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Kështu, vitin e kaluar çifti shijoi së bashku atmosferën e festivalit, por këtë herë angazhimet e tyre profesionale i ndanë në dy kontinente të ndryshme.



