Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në Fejsbuk ndau një video të pastrimit të qytetit gjatë natës, duke u dërguar një mesazh qytetarëve se vetëm me përgjegjësi të përbashkët qyteti mund të mbahet i pastër dhe i rregullt.
“Kujdesi për Shkupin nuk ka pauza, festa apo fundjava të zgjatura. Vetëm me përgjegjësi të përbashkët mund ta ruajmë atë të pastër dhe të rregullt. Ta ruajmë qytetin të bukur”, shkroi Gjorgjievski në publikimin.


