Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se organi më i lartë i futbollit botëror ka hequr dorë nga plani për të shitur një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë, pas reagimeve dhe kundërshtimeve të shumta.
FIFA synonte të siguronte deri në 4.2 miliardë dollarë duke shitur rreth 20 për qind të aksioneve në një njësi të re që do të menaxhonte aktivitetet komerciale të saj, përfshirë edhe Kupën e Botës, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, propozimi hasi në kundërshtim të fortë, me UEFA-n që paralajmëroi madje edhe bojkot të garave të FIFA-s, duke e akuzuar organizatën se po vinte në shitje “shpirtin” e futbollit.
Fifa president Gianni Infantino scraps World Cup investment plan after backlash https://t.co/bfckeOquOh
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) July 31, 2026
“Duke dëgjuar me kujdes të gjitha pikëpamjet, është bërë e qartë se ky projekt ka krijuar përçarje që nuk janë më në interes të objektivave tona. Si rezultat, ky propozim nuk do të vazhdojë”, deklaroi Infantino.
FIFA kishte argumentuar se fondet e siguruara nga ky projekt do të përdoreshin për zhvillimin global të futbollit. Madje, Infantino kishte njoftuar federatat anëtare se secila prej tyre do të përfitonte nga 40 milionë dollarë nëse plani miratohej deri më 19 shtator.
Në fund, kreu i FIFA-s theksoi se prioritet mbetet bashkimi i të gjitha palëve dhe vazhdimi i investimeve për zhvillimin e futbollit, veçanërisht në vendet që kanë më shumë nevojë për mbështetje.


