Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 13:00 të 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në hapësira të hapura në vend. Pesë prej tyre janë ende aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa gjashtë janë shuar. Zjarre aktive ka në komunat Gazi Babë, Studeniçan, Strugë dhe Çeshinovë-Obleshevë, kryesisht në zona me vegjetacion të ulët dhe deponi. Ndërkohë, zjarret nën kontroll janë në Makedonski Brod dhe Strugë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, ekipet në terren po vazhdojnë me monitorimin dhe ndërhyrjet për lokalizimin e vatrave aktive.

