Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përplasje e re mes UEFA-s dhe FIFA-s, Infantino humb besimin e futbollit evropian

Press Online1 Gusht 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s është thelluar pasi organi qeverisës i futbollit evropian deklaroi se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka humbur besimin e tyre pas dështimit të projektit që synonte të lejonte investime private në garat e FIFA-s.

Projekti parashihte krijimin e filialit komercial FIFA Forward Enterprise (FFE), i cili do të menaxhonte kompeticione si Kupa e Botës dhe Botërori i Klubeve, transmeton Klankosova.tv.

FIFA synonte të siguronte deri në 4.2 miliardë dollarë, ndërsa secila prej 211 federatave anëtare do të përfitonte 20 milionë dollarë në vitin 2027.

Megjithatë, pas kundërshtimeve të forta nga UEFA dhe konfederatat e tjera, projekti u tërhoq. UEFA kishte paralajmëruar edhe bojkotimin e garave të FIFA-s në rast se plani do të miratohej.

Në reagimin e saj, UEFA akuzoi Infantinon se ka shkelur premtimet për transparencë dhe e cilësoi projektin si një “marrëveshje të fshehtë dhe pa transparencë”.

Sipas saj, rezervat financiare të FIFA-s, që tejkalojnë 5 miliardë dollarë, e bënin të panevojshëm një model të tillë privatizimi.

UEFA bëri të ditur se do të bashkëpunojë me federatat anëtare për të analizuar të gjithë procesin, ndërsa e cilësoi tërheqjen e projektit si “një fitore për të gjithë futbollin”.

Ky zhvillim konsiderohet një goditje e rëndë për Gianni Infantinon, i cili synon një mandat të tretë në krye të FIFA-s.

Previous ArticleLauren qesh para kamerës, por poza e pazakontë fsheh një detaj superseksi
Next Article Degradon përplasja mes Mirit dhe Rogertit

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.