Një veprim i thjeshtë në TikTok ka mjaftuar për të ndezur spekulime të shumta rreth influencueses spanjolle Ines Garcia dhe futbollistit Lamine Yamal.
Garcia ripostoi një video ku shfaqeshin gra shtatzëna, e shoqëruar me një mesazh emocional që përshkruante ndjesinë e mbajtjes së “një zemre që rreh falë tëndes”. Edhe pse bëhej fjalë vetëm për një ripostim, shumë përdorues të rrjeteve sociale e interpretuan atë si një sinjal të mundshëm se ajo është në pritje të një fëmije.
Brenda pak orësh, komentet dhe aludimet pushtuan platformat sociale. Disa ndjekës u shprehën të bindur se postimi ishte një mënyrë indirekte për të zbuluar një shtatzëni, ndërsa të tjerë kërkuan të mos nxirren përfundime nga një veprim i tillë.
Mes komenteve nuk munguan reagimet si: “A e konfirmoi Ines shtatzëninë?”, “Nëse është e vërtetë, urime!”, por edhe zëra që theksuan se një ripostim nuk përbën provë dhe se influencuesja mund të ketë shpërndarë videon thjesht sepse i kishte pëlqyer përmbajtja.
Deri më tani, as Ines Garcia dhe as Lamine Yamal nuk kanë reaguar ndaj thashethemeve që po qarkullojnë në internet. Për momentin nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar që çifti pret një fëmijë dhe çdo pretendim mbetet në nivel spekulimesh të ngritura nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Prej muajsh, jeta private e dyshes është kthyer në objekt të vazhdueshëm diskutimesh, duke bërë që pothuajse çdo postim apo veprim i tyre në rrjet të interpretohet në mënyra të ndryshme.
Edhe këtë herë, një ripostim i vetëm mjaftoi për të nxitur një valë të re thashethemesh.









