Emily Ratajkowski ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, teksa ndau disa fotografi nga pushimet verore ku shfaqet me bikini, ndërsa njëkohësisht vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve për librin e saj të ri, “Motherfucker”.
Modelja dhe aktorja 35-vjeçare publikoi në rrjetet sociale disa imazhe nga një ditë relaksi në natyrë, ku u shfaq me një kombinim të veçantë bikinish me motive leopard dhe nuanca të kuqe, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Paralelisht me paraqitjet e saj verore, Ratajkowski po promovon librin e dytë, i cili trajton përvojat e saj si një nënë beqare dhe reflektimet mbi identitetin, marrëdhëniet dhe jetën moderne të një gruaje pas divorcit. Projekti vjen pas suksesit të librit të saj të parë, “My Body”, të botuar në vitin 2021.

Libri i ri është frymëzuar nga eseja e saj shumë e komentuar, ku Emily rrëfen periudhën pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Sebastian Bear-McClard dhe përshkruan sfidat personale që ka përjetuar si nënë e vetme në Nju Jork.

Sipas raportimeve, projekti ka ngjallur interes të madh në industrinë botuese, duke siguruar një marrëveshje me vlerë shtatëshifrore pas një gare mes disa shtëpive botuese.
Me fotografitë e reja dhe librin që pritet të publikohet, Emily Ratajkowski vazhdon të jetë një nga emrat më tëkomentuar në botën e showbiz-it, duke kombinuar jetën personale me projektet e saj profesionale.









