Egjipti dhe Maroku në përkrahje të Infantinos

featured

Federata Egjiptiane e Futbollit dhe Federata e futbollit të Marokut kanë shprehur përkrahje për vendimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të tërhequr projektin “FIFA Forward Enterprise”, duke e cilësuar atë si një hap që forcon unitetin e futbollit botëror.

Në deklaratën zyrtare, federatat kanë vlerësuar se vendimi pasqyron dëgjimin e federatave anëtare dhe respektimin e qëndrimeve të tyre, ndërsa riafirmoi mbështetjen për Infantinon, transmeton Klankosova.tv.

Projekti, i cili parashikonte krijimin e një kompanie të re për menaxhimin e operacioneve komerciale të FIFA-s me përfshirjen e investitorëve privatë, u kundërshtua nga UEFA, AFC dhe CONCACAF.

Pas presionit të madh dhe kritikave, Infantino u tërhoq nga iniciativa, megjithëse përballet ende me thirrje për rishikimin e udhëheqjes së tij në FIFA.

--°