Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjendet i vdekur DJ francez Kavinsky, autori i hitit “Nightcall”!

Press Online31 Korrik 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kavinsky, DJ-ja dhe producenti francez i njohur për hitin botëror “Nightcall”, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Paris. Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Belorgey, ishte 50 vjeç.

Prokuroria e Parisit ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas autoriteteve, në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja që të sugjerojnë përfshirjen e një personi tjetër, ndërsa mediat franceze raportojnë se po shqyrtohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Kavinsky u bë i famshëm në mbarë botën në vitin 2010 me këngën “Nightcall”, e cila u shndërrua në një fenomen global pasi u përfshi në kolonën zanore të filmit Drive, me protagonist Ryan Gosling. Kënga u prodhua nga Guy-Manuel de Homem-Christo, njëri prej themeluesve të grupit legjendar Daft Punk.

Gjatë karrierës së tij, artisti publikoi albumet “OutRun” në vitin 2013 dhe “Reborn” në vitin 2022, duke krijuar një identitet të veçantë muzikor të frymëzuar nga videolojërat e viteve ’80, serialet kult si “Miami Vice” dhe filmat e regjisorit italian Dario Argento.

Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i afërt i regjisorit dhe muzikantit Quentin Dupieux, me të cilin realizoi disa projekte artistike, ndërsa pati edhe një paraqitje të shkurtër në serialin francez të Netflix, “Banger”.

Së fundmi, Kavinsky ishte rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare me performancën e tij në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike të Parisit, ku interpretoi “Nightcall” përpara miliona shikuesve në mbarë botën.

Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, personalitete të politikës dhe industrisë së muzikës kanë shprehur homazhe për artistin, duke e cilësuar atë një nga figurat më të veçanta të muzikës elektronike franceze.

Previous ArticleHaxhiu takon sot krerët e partive
Next Article Vdes qendërmbrojtësi legjendar italian, Franco Baresi

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.