Ndërtimi i data-qendrave në Maqedoni, Andonovski: Nuk rrezikohet mjedisi, investimet do t’i nënshtrohen kontrolleve

featured

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, deklaroi se ndërtimi i data-qendrave në vend nuk do të bëhet në dëm të mjedisit dhe nuk do të lejohen ndikime negative mbi natyrën, ujin apo ajrin. Ai tha se po shqyrtohet mundësia që këto qendra të vendosen në zona teknologjike-industriale, në hapësira ku tashmë ekzistojnë objekte dhe fabrika. Andonovski theksoi se çdo investim do të duhet të kalojë procedurat për vlerësimin e ndikimit në mjedis, duke garantuar se standardet ekologjike nuk do të komprometohen.

Në konsultim me të gjithë ekspertët relevantë nga fusha e IT-së, makinerisë dhe industrisë, nuk ka asnjë person që është kundër ndërtimit të një qendre të të dhënave. Çështja është madhësia dhe mënyra se si kjo do të ndikojë në mjedis, por nuk do të ndërmarrim asnjë hap që do të nënkuptojë keqpërdorim të mjedisit ose që, duke marrë përfitime nga qendra e të dhënave, të rrezikojmë ujin, mjedisin, ajrin, tokën e kështu me radhë. Po mendohet që qendrat e të dhënave të vendosen në zona industriale, në zona zhvillimore teknologjike, si dhe në vende ku tashmë ekzistojnë fabrika, pra në investime “Brownfield”, theksoi Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital.