Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të zbresë në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e një vale të të nxehtit, vendin e pret një periudhë me mot me diell dhe shumë të nxehtë. Temperaturat më të larta priten gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme të punës, kur në disa zona temperatura ditore do të tejkalojë 40 gradë Celsius.









