Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

OKB: Trafikimi i njerëzve për mashtrime online po rritet me ritme të shpejta

Press Online28 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar se qindra mijëra njerëz në mbarë botën, po shfrytëzohen çdo vit, nga trafikantët e qenieve njerëzore për të kryer mashtrime online.

Viktimat joshen me premtime të rreme për vende pune të paguara mirë jashtë vendit, por pasi mbërrijnë, shpesh mbahen të mbyllura, kontrollohen dhe detyrohen të punojnë në skema mashtruese në internet.

Sipas IOM, kjo është një nga format me rritjen më të shpejtë të trafikimit të qenieve njerëzore.

Drejtoresha e organizatës, Amy Pope tha se numri i personave të përfshirë, është rritur ndjeshëm gjatë dy ose tre viteve të fundit.

Ajo vlerëson se rreth 300 mijë persona në botë, punojnë në qendra të tilla mashtrimi, edhe pse jo të gjithë janë domosdoshmërisht viktima të trafikimit.

Një tendencë e re është se grupet kriminale po synojnë gjithnjë e më shumë persona me arsim të lartë dhe njohuri të mira të gjuhës angleze, veçanërisht nga vendet afrikane.

Shumë prej tyre, për shkak të vështirësive ekonomike dhe dëshpërimit për të gjetur punë, nuk i verifikojnë me kujdes ofertat e punës.

Një shenjë alarmi është kur u kërkohet të udhëtojnë në një vend të largët me vizë turistike për të filluar një punë.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) vlerëson se vetëm në Azinë Lindore dhe Juglindore, Australi dhe Zelandën e Re, dëmi financiar nga këto aktivitete kriminale, arriti në 114,1 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Nga viti 2022 deri në vitin 2025, IOM ka ndihmuar më shumë se 3 500 persona nga 39 vende, të cilët ishin mbajtur kundër vullnetit të tyre në qendra mashtrimi online dhe më pas u liruan. Mes tyre kishte shtetas nga Indonezia, Bangladeshi dhe Kenia.

Previous ArticleMerz kërkon shkurtime qindra miliardë euro në buxhetin e BE-së
Next Article Italia në krizë demografike: Lindjet arrijnë nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

Lajme të ngjashme

Eisenkot arrin marrëveshje koalicioni me “Demokratët”, synon t’i japë fund qeverisjes së Netanyahut

26 Nëntor 2026 GLOBI

Meloni: Lufta në Ukrainë nuk duhet të zgjerohet në Mesdhe

26 Nëntor 2026 GLOBI

Operacion masiv në 12 vende të Evropës, arrestohen 21 persona për pastrim parash

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI

Banka e Anglisë ngre alarmin, hipotekat dhe energjia rëndojnë buxhetet e miliona familjeve

26 Nëntor 2026 GLOBI

Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

26 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.