Zhduket shkuma në Vardar, Inspektorati i Ambientit në pritje të rezultateve

featured
Press Online
25 Korrik 2026, 19:55

Sasi e madhe e shkumës u paraqit gjatë ditës së djeshme në pendën ku Lumi Lepenc derdhet në Lumin Vardar. Kjo gjendje është denoncuar në Qytetin e Shkupit pas çka, shërbimet e Qytetit dhe Ministrisë së Ambientit Jetësor menjëherë janë nisur për inspektime.

“Ndonëse sot është uji i pastër, gjatë ditës së djeshme e tëra ishte me shkumë. Në vendin ku lumi Lepenc derdhet në Lumin Vardar, dje u vërejt materie e pa njohur e për të cilën, autoritetet kompetente kanë marrë mostra dhe janë duke inspektuar se për çka bëhet fjalë”, raporton Zekirija Haxhiu, gazetar.

Mostrat janë marrë dhe po bëhen analiza. Nga Ministria e Ambientit Jetësor na njoftuan se inspektimet nuk bëhen shpejtë dhe nevojitet së paku 24 orë. Rezultate konkrete priten ditën e hënë.

“Procedura e inspektimit është ende në vijim dhe verifikimet janë duke u zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore. Pas përfundimit të të gjitha kontrolleve dhe pranimit të rezultateve zyrtare, publiku do të informohet në kohë dhe në mënyrë transparente për gjetjet dhe masat e ndërmarra”, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor.

Nga Qyteti i Shkupit ishte lëshuar edhe një dron për detektimin e shkaktuesit të asaj gjendje ndërsa shërbimet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, u thirrën që të marrin mostra nga uji. I pari i Shkupit Orce Gjorgjievski paralajmëroi se shumë shpejtë do të zbulohet shkaktari dhe kundër tij do të shqiptohet kallëzim adekuat./Alsat.mk.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter