Aktorja e njohur italiane Ornella Muti dhe vajza e saj Naike Rivelli kanë nisur procedurat për të marrë nënshtetësinë ruse. Lajmin e bëri të ditur vetë Naike, e cila tha se ky është një vendim i lidhur me origjinën e tyre familjare.
Sipas saj, gjyshja e Ornella Mutit ishte nga Shën Petersburgu, ndërsa familja u shpërngul më pas në Estoni, ku lindi nëna e aktores.
“Kemi rrënjë ruse dhe nuk mund të mohojmë origjinën, familjen dhe miqtë tanë”, u shpreh Naike.
Ornella Muti kishte deklaruar edhe më parë se dëshironte të forconte lidhjet me Rusinë dhe kishte vizituar vendin për të hulumtuar historinë e familjes së saj.
Në të kaluarën, afërsia e saj me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin ka shkaktuar polemika në Itali.



