Për shkak të ujit të ndotur në Gostivar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar tashmë 30 gjoba dhe 12 ndalime pune. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë, dhe disa objekte hoteliere, dyqane dhe prodhues tashmë po përballen me kufizime dhe mbyllje, thonë nga LSDM.
Nga LSDM thonë se asnjë nga këta njerëz nuk është fajtor. Ata janë viktima të gabimit të dikujt tjetër.
“Viktima të grupit të krimit të organizuar VMRO-DPMNE, stafit të tyre të paaftë dhe shpërfilljes së tyre të plotë për shëndetin publik.
Së pari, qytetarët u helmuan. Tani çmimin po e paguajnë bizneset private – furrat e bukës, furnizuesit e ushqimit, tregtarët, të cilët as nuk ndotën ujin dhe as nuk fshehën informacionin.
Ky është i njëjti model si me çmimet. Për muaj të tërë, LSDM ka kërkuar masa për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimit të derivateve të naftës.
Mickoski dhe qeveria e tij nuk kishin kapacitet për t’i futur ato. Rezultati? Rritje të përditshme të çmimeve që paguajnë qytetarët.
Tani, përsëri për shkak të gabimeve të institucioneve nën komandën e Mickoskit, qytetarët u helmuan, dhe individët privatë do t’i ndiejnë pasojat drejtpërdrejt”, thonë nga LSDM.



