Edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar “Folk Fest Skopje 2026” u përmbyll mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu”, me një mbrëmje finale që solli muzikë, valle dhe tradita nga vende të ndryshme të botës.
Pas performancave të ansambleve pjesëmarrëse, Gjeorgjia u shpall fituese e vendit të parë, ndërsa kupën ia dorëzoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Meksika u rendit në vendin e dytë, ndërsa Letonia fitoi vendin e tretë.
“Urime ansamblit nga Gjeorgjia për fitoren dhe të gjithë pjesëmarrësve që për disa net me radhë sollën kulturën dhe traditat e vendeve të tyre në Shkup. Folk Fest është një festival që bashkon njerëz dhe kultura të ndryshme në të njëjtën skenë dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë traditë edhe në vitet e ardhshme”, deklaroi Mexhiti.
Si fituese e këtij edicioni, Gjeorgjia do të jetë mysafire speciale në edicionin e ardhshëm të Folk Fest Skopje.



