38-vjeçari e rrahu nënën

featured
Press Online
24 Korrik 2026, 19:40

Policia dje arrestoi 38-vjeçarin T.R. nga Velesi, pasi nëna e tij 62-vjeçare raportoi dhunë.

“E sulmoi fizikisht në shtëpinë familjare dhe i theu telefonin celular, ndërsa pasi ajo arriti të ikte nga shtëpia, ai hodhi objekte të forta mbi të. Pas masave të marra dhe kontrolleve të kryera, u konstatua se T.R. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1,54 për mijë alkool në gjak”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Dhunaqënësi i dehur është mbajtur në stacionin policor. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter