Finalja Spanjë-Argjentinë i besohet sllovenit Slavko Vincic/Lotët e arbitrit!

featured
Press Online
17 Korrik 2026, 09:40

Eshtë Slavko Vincic arbitri i përzgjedhur për finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës e që do të luhet këtë të diel, më 19 korrik, në orën 21:00.

Arbitri slloven është emocionuar dhe përlotur në momentin e njoftimit nga ana e Pierluigi Collina-s, presidentit të Komisionit Arbitral të FIFA-s, siç treguan imazhet e postuara në rrjetet sociale, nga organizmi që drejton futbollin botëror.

Vincic do të ketë si asistentë dy bashkëkombasit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic. Adham Makhadmeh nga Jordania është përzgjedhur si arbitër i katërt. Në VAR do të jenë gjermani Bastian Dankert, kolumbiani Nicolas Gallo dhe Khamis Al Marri nga Katari.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter