MPB: Arrestohet Aleksandar Llazarov i cili iku nga stacioni policor në Koçan

featured
Press Online
15 Korrik 2026, 09:23

MPB Maqedoni njofton se dje (14.07.2026), pas marrjes së informacionit operativ për një person për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti qendror dhe ndërkombëtar nga Ministria e Brendshme, oficerët e SPB Shkup arrestuan Aleksandar Lazarov (41) nga Koçani.

“Urdhër arresti u lëshua për Aleksandar Lazarov me kërkesë të Gjykatës Themelore të Koçanit për dyshimin se ka kryer një vepër penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal”.

“Personi u dërgua në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter