Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i dashuri pranon krimin: E vrava unë, e hodha nga ballkoni

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 11:23

Ish-i dashuri i Aurora Tilës ka pranuar se ishte ai që e vrau 13-vjeçaren shqiptare, duke e hedhur nga ballkoni.

Në seancën e apelit, i riu i dënuar me 17 vite burg, ka ndryshuar versionin e tij të mëparshëm dhe ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes. Ai gjithashtu ka kërkuar falje për veprimin dhe për faktin se ka pritur kaq gjatë për ta pranuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas avokatit, rrëfimi i të riut ka ardhur shumë vonë dhe nuk duhet të ndikojë në uljen e dënimit. “Besojmë se ky vendim është marrë pikërisht me synimin për të ulur dënimin prej 17 vitesh të dhënë në shkallën e parë. Tani presim me qetësi vendimin e Gjykatës së Apelit më 10 shtator”, tha avokati.

Rindërtimi i ngjarjes

Aurora Tila humbi jetën në tetor të vitit 2024, pasi ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Piacenza. Në momentin e ngjarjes ndodhej edhe i riu, atëherë 15 vjeç, i cili fillimisht deklaroi se vajza kishte kryer vetëvrasje dhe mohoi përfshirjen e tij.

Hetuesit ngritën dyshime që në fillim, pasi ai ishte bërë gjithnjë e më posesit pas ndarjes nga Aurora.

E mitura shqiptare u kishte treguar shoqeve për ndjekje dhe presione, ndërsa kishte kërkuar edhe ndihmë nga inteligjenca artificiale për të kuptuar dallimin mes një marrëdhënieje të shëndetshme dhe një lidhjeje toksike.

Pas arrestimit, prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 20 vitesh e 8 muaj burg. Vendimi i parë u dha më 3 nëntor 2025, kur Gjykata për të Mitur në Bolonjë e dënoi të riun me 17 vite burg.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter