KQZ ndan mjetet financiare për partitë politike për periudhën korrik–dhjetor 2026

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 15:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku edhe ka ndarë mjete financiare për subjektet poltiike.

“Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve/grupeve parlamentae do të ndahet me vendim të veçantë të KQZ-së.

Sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, mjetet nga Fondi ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrimit të ulëseve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter