Kumanovari avancohet në ushtrinë e Kosovës

featured
Press Online
12 Korrik 2026, 21:07

Arben Avdili, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komandant i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, ka përfunduar me sukses studimet në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë (Milli Savunma Üniversitesi).

Përfundimi i studimeve në këtë institucion të arsimit të lartë ushtarak konsiderohet një arritje e rëndësishme profesionale në karrierën e Avdilit, i cili prej vitesh shërben në radhët e FSK-së.

Me këtë rast, bashkëvendësit e tij nga Vaksinca e Komunës së Likovës kanë shprehur krenarinë për suksesin e arritur, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizmit.

Ata i kanë uruar Avdilit shëndet, suksese të mëtejshme dhe mbarësi në vazhdimin e angazhimit të tij në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.(INA)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter