Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”, thatësira ekstreme zhduk ujërat në Loire

Press Online11 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pamje që ngjajnë më shumë me një shkretëtirë sesa me një nga lumenjtë më të njohur të Europës po regjistrohen në Francë, ku lumi Luara (Loire), më i gjati në vend, është përballur me një rënie drastike të nivelit të ujit për shkak të thatësirës ekstreme dhe valës historike të të nxehtit që ka përfshirë Europën Perëndimore.

Në disa zona, përfshirë Monzanjë-sur-Luara, shtrati i lumit është kthyer në sipërfaqe të gjera rëre, ndërsa vetëm disa pellgje të vogla me ujë kanë mbetur nga rrjedha dikur e fuqishme. Pamjet tregojnë përmasat e krizës klimatike që po prek një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të Francës.

Loire shtrihet për rreth 1 mijë kilometra dhe konsiderohet lumi më i madh i Francës, por temperaturat e larta të vazhdueshme dhe mungesa e reshjeve kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e tij. Ekspertët paralajmërojnë se situata tregon ndikimin e drejtpërdrejtë të kushteve ekstreme të motit mbi burimet ujore.

Vala e të nxehtit e muajit qershor është cilësuar si një nga më të fortat e regjistruara ndonjëherë në Europë për këtë periudhë. Në Francë, temperaturat rekord kanë shkaktuar mbylljen e shkollave, probleme me furnizimin me energji elektrike dhe mijëra viktima të lidhura me të nxehtin ekstrem.

Për shkak të mungesës së ujit, autoritetet franceze kanë vendosur kufizime në disa zona, duke u kërkuar banorëve të reduktojnë konsumin, të shmangin ujitjen e kopshteve, larjen e makinave dhe mbushjen e pishinave private.

Sipas shkencëtarëve, temperaturat ekstreme lidhen me një fenomen atmosferik që ka bllokuar masa të nxehta ajri mbi Europë, i njohur si “kupola e nxehtësisë”. Ky fenomen është përforcuar edhe nga depërtimi i ajrit të nxehtë nga Sahara drejt kontinentit europian.

/vizionplus.tv

Previous ArticleTurkish party DPTM joins the VMRO led coalition, brings the ruling majority to 59 seats
Next Article Rina Balaj e tepron me Photoshop, të pasmet i bën më të mëdha se të J.Lo

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.