“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet për mbrojtjen”, Trump flet pas Samitit në Ankara

featured
Press Online
09 Korrik 2026, 08:19

Presidenti amerikan Donald Trump në konferencë për mediat pas Samitit në Ankara tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në botë.

Trump deklaroi se aleatët e NATO-s duhet që të rrisin 5 përqind shpenzimet e mbrojtjes.

“Erdogan është një lider i fortë, prandaj Turqia është një vend i fuqishëm. Rutte është i mrekullueshëm dhe ka personalitet të fortë e ka bërë një punë të pabesueshme në drejtimin e NATO-s. Ne si SHBA kemi ushtrinë më të fortë në botë dhe kjo nuk ka diskutim. Kemi rritur shpenzimet për mbrojtjen. Besoj se aleatët e NATO-s do të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

SHBA-të mbeten kontrubuesi më i madh i NATO-s. Të gjithë na respektojnë. Të gjithë qeshnin me ne, tani nuk qeshin më. Kemi shpenzuar 1 trilionë dollarë në Forcat e Armatosura e tani do shpenzojmë 1.5 trilionë dollarë. Shumë prej këtyre vendeve janë të pasura dhe duhet të shpenzojnë më tepër për mbrojtjen. Disa prej këtyre vendeve i janë përgjigjur thirrjes, ndërsa të tjerët duhet që t’i përgjigjen thirrjes. Dua t’i kaloj në 5 përqind shpenzime për mbrojtjen. Ata thonë se “ne të duam ty” dhe duan të vijnë tek unë”, tha Trump.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter