Milioneri më i ri në Maqedoninë e Veriut është Stole Gocev nga Radovishti. Ai fitoi xhekpotin “Milioner”, me vlerë prej 1.739.712 denarësh.
“Zakonisht luaj prognozë sportive. Kështu bëra edhe gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit, kur vendosa ta provoj fatin edhe në VLT. Në momentin e parë kur ndodhi gjithçka dhe dëgjova sinjalin, nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Mendova se ishte ndonjë gabim. Punonjësja më shpjegoi se kisha fituar xhekpotin ‘Milioner’. Edhe në ato çaste nuk mund ta besoja se kjo po më ndodhte vërtet mua”, rrëfen fituesi më i ri milioner, Stole Gocev nga Radovishti.
Ai fitoi xhekpotin “Milioner” në vlerë prej 1.739.712 denarësh, ndërsa paratë e fituara planifikon t’i shfrytëzojë për të blerë një banesë të re.
Xhekpoti “Milioner”, me vlerë prej 1.739.712 denarësh, u fitua më 4 korrik 2026 në pikën e partnerit afarist Sport Life në Radovisht. Loja fatlume e Stole Gocev ishte 40 Super Hot. Ekipi i Videolotarisë Casinos Austria i uron fituesit shumë fat dhe e përgëzon për këtë sukses.
Në periudhën 29 qershor – 5 korrik 2026, Videolotaria Casinos Austria u pagoi lojtarëve në terminalet VLT në mbarë Maqedoninë gjithsej 15.973.107 denarë, si më poshtë:
- 1 xhekpot “Super Milioner”, me pagesë prej 5.671.489 denarësh;
- 6 xhekpote “Milioner”, me një shumë totale prej 8.764.308 denarësh;
- Xhekpote “Mini”, përmes të cilave lojtarët fituan gjithsej 1.537.310 denarë.
Në prag të spektaklit më të madh futbollistik – Kampionatit Botëror të Futbollit, Videolotaria Casinos Austria përgatiti edhe më shumë emocione, adrenalinë dhe mundësi për fitore të mëdha për lojtarët e VLT.
Muaji qershor, përmes fushatës “Çdo ditë një milioner i ri”, solli një seri të re fitoresh dhe plot 25 milionerë të rinj në terminalet VLT të Videolotarisë Casinos Austria. Falë kësaj fushate, çdo ditë u krijuan arsye të reja për festë dhe momente të paharrueshme për lojtarët në të gjithë Maqedoninë.
Gjatë periudhës 1–30 qershor 2026, për xhekpotet VLT u paguan gjithsej 58.356.737 denarë.


