Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

23 Nëntor 2026

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Historike/Njerëzit në Gjermani preferojnë më tepër birrën pa alkool!

Press Online8 Korrik 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjermania, vendi i njohur për traditën e prodhimit dhe konsumit të birrës, po përjeton një ndryshim të rëndësishëm në preferencat e konsumatorëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), prodhimi i birrës pa alkool u rrit me 6.5% gjatë vitit 2025, duke arritur në mbi 616 milionë litra, ndërsa prodhimi i birrës me alkool shënoi një rënie prej 5.8%.

Megjithëse birra tradicionale vazhdon të dominojë tregun për nga vlera ekonomike, ekspertët flasin për një ndryshim të qartë të zakoneve të konsumit, i nxitur kryesisht nga brezi i ri, shqetësimet për shëndetin dhe rritja e kostos së jetesës. Vlera e prodhimit të birrës me alkool gjatë vitit të kaluar arriti në rreth 6.4 miliardë euro, ndërsa segmenti i birrës pa alkool u vlerësua në afro 696 milionë euro.

Statistikat tregojnë gjithashtu se konsumi i përgjithshëm i birrës në Gjermani ka rënë në nivelin më të ulët të tre dekadave të fundit. Për herë të parë që nga fillimi i matjeve moderne statistikore në vitin 1993, shitjet ranë nën kufirin e tetë miliardë litrave. Gjatë vitit 2025 u shitën rreth 7.8 miliardë litra birrë, një rënie prej 6% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Destatis, kjo përkthehet në rreth një miliard shishe më pak të konsumuara, ose mesatarisht 12 shishe më pak për çdo gjerman brenda një viti. Ndryshimi i zakoneve po reflektohet edhe në treguesit e shëndetit publik. Në vitin 2023, numri i personave të shtruar në spital për helmim akut nga alkooli zbriti në 62.300, niveli më i ulët që nga viti 2001. Krahasuar me vitin 2013, kur u regjistruan 116.500 raste, shifrat tregojnë një ulje prej 46.5%.

Sipas Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Birrës, birrat pa alkool janë segmenti me rritjen më të shpejtë në industri. “Birrat pa alkool përfaqësojnë segmentin që po zgjerohet më shpejt”, deklaroi presidenti i shoqatës, Christian Weber. Sot në Gjermani ofrohen më shumë se 800 lloje birrash pa alkool, ndërsa ky segment ka regjistruar më tepër se dyfishim të prodhimit gjatë dy dekadave të fundit, duke e kthyer vendin në tregun më të madh euro.

Previous ArticleRrahmani-LVV: Në opozitë i shanin ‘oligarkët’, sot bashkëpunojnë me ta
Next Article Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi do të thirret brenda afatit kushtetues

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia është renditur në vendin e 68-të në botë sipas Indeksit të…

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot shënohen pesë vjet nga tragjedia e rëndë në autostradën Struma në…

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Maqedonia e Veriut tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm në disa fusha,…

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.