Snopçe: Vota e diasporës nuk duhet të jetë instrument propagande

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 20:44

Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka mbështetur të drejtën e diasporës për të votuar. Megjithatë, nuk bie dakord me mënyrën se si pushteti paraqet këtë çështje para opinionit publik, theksohet në kumtesën e ASH-së.

Ne nuk jemi kundër votës së diasporës, mbështesim si votimin elektronik, ashtu edhe votimin me postë. Por jemi kundër çdo forme manipulimi me diasporën nënvizoi deputeti i Aleancës për shqiptarët Halil Snopçe.

Ka një ndryshim të madh ndërmjet të drejtës për të votuar dhe të drejtës për të pasur një votë të barabartë. Nëse diaspora është pjesë e këtij shteti, duhet t’i jepen të drejta të plota. Mos ta përdorni vetëm si slogan politik. Mos ta përdorni vetëm kur ju duhen votat. Mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë.Sot pushteti flet për votën e diasporës, por hesht për pyetjen më të rëndësishme.

A do të ketë vota e diasporës të njëjtën peshë si vota e qytetarit që jeton në Maqedoninë e Veriut?

Këtu qëndron dallimi mes nesh. Ne nuk kërkojmë një të drejtë simbolike; kërkojmë një të drejtë reale. Nëse diaspora do të votojë në zgjedhjet parlamentare, vota e saj duhet të ndikojë plotësisht në përbërjen e Kuvendit, dhe jo të përdoret si instrument propagandistik që krijon iluzionin e pjesëmarrjes pa garantuar barazinë e votës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter