Haxhiu takim me Terras: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 14:05

PRISHTINË, 7 korrik/ATSH/ Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në takimin me eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Haxhiu i ka tënë Terras se Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim, transmeton KosovaPress.

Ajo e ka falënderuar eurodeputetin për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.

“U.D. Presidentja Haxhiu paraqiti përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për media.

Bëhet e ditur po ashtu se Haxhiu vuri në pah se orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare.

Në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.  Haxhiu theksoi se procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët. /Kosovapress/

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter