Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

featured
Press Online
07 Korrik 2026, 22:28

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ekstradimi është realizuar sot nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi kërkohej nga INTERPOL-i me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e provave”.

Ai dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Policia bëri të ditur se ekstradimi u realizua në bazë të legjislacionit në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Hungarisë.

Pas mbërritjes në Kosovë, i ekstraduari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter