Paris Guri hesht për nismën e shkarkimit të Lumir Abdixhikut

featured
Press Online
06 Korrik 2026, 12:51

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, nuk është deklaruar lidhur me nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Që nga e mërkura, një grup delegatësh të Kuvendit të LDK-së ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, në të cilën synohet të futet në rend dite kërkesa për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Sipas raportimeve, për thirrjen e kësaj mbledhjeje nevojiten nënshkrimet e një të tretës së delegatëve të Kuvendit.

Nëse sigurohen nënshkrimet e nevojshme, kërkesa për shkarkimin e kryetarit mund të hidhet në votim./EO

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter