Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Isufaj: Çdo goditje ndaj grupeve kriminale është investim në sigurinë e qytetarëve

Press Online6 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka mbajtur konferencë për media në lidhje me aksionin e fundit të zhvilluar ku janë sekuestruar asete me vlerë 1 milion euro, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikim i drogës.

Ai tha se shumica e rasteve ndërlidhen me bashkëpunim juridik ndërkombëtar, e që sipas tij kanë impakt edhe në imazhin i drejtësisë në Kosovë.

“Arsyeja e kësaj konference ndërlidhet me faktin se Prokuroria Speciale kohët e fundit ka trajtuar disa raste të natyrës specifike, dhe është shumë e rëndësishme për faktin se shumica nga ato ndërlidhen me bashkëpunim juridik ndërkombëtar, e që kanë impakt edhe në imazhin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Përveç të tjerash, e kemi ndier obligim që përmes jush të paraqitemi tek opinioni publik, gjithnjë duke u bazuar në interesimin e madh mediatik të fundit. Përpara kësaj, ndihem mjaft i kënaqur se më 30 qershor, Policia e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kryer disa bastisje në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar. Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të parave, të nxjerra nga trafikimi i drogës, nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europoli dhe Eurojust-i, e në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij rasti, janë arrestuar dy persona në shtator të vitit 2025, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpëlarja e parave”, tha Isufaj.

Duke folur për operacionin e 30 qershorit, Isufaj deklaroi se ky i fundit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

“Operacioni në fjalë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, i ndërtuar mbi besimin, shkëmbimin e informacionit dhe angazhimin e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar në të gjitha format e tij. Ky veprim i koordinuar dëshmon se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një nga mekanizmat më efektivë për identifikimin, hetimin dhe ndërprerjen e rrjeteve kriminale që dëmtojnë sundimin e ligjit dhe sigurinë publike.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, ne kemi zhvilluar edhe një takim të rëndësishëm, pikërisht me 30 qershor, me përfaqësuesit e autoriteteve të Spanjës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Europolit. Ata janë ndarë të kënaqur me punën e prokurorisë, madje më tepër, jemi pajtuar që të vazhdojmë punën e përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar”, ka thënë ai.

“Të nderuar të pranishëm, ju njoftoj se luftimi i krimit të organizuar, forcimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt është një përparësi e vazhdueshme e Prokurorisë Speciale. Operacioni i realizuar me 30 qershor të këtij viti tregon një mesazh të qartë se Prokuroria Speciale do të veprojë me vendosmëri, në një mënyrë të koordinuar dhe të qëndrueshme me autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit. Çdo goditje ndaj grupeve kriminale është një investim në sigurinë e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe ngritjen e besimit ndaj institucioneve të drejtësisë”, tha Isufaj.

Po ashtu Isufaj përmendi edhe rastin tjetër ndërkombëtar ku Prokuroria Speciale ishte pjesë e tij.

“Përveç të tjerash, Prokuroria Speciale ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Sindrom”, të zhvilluar nga lartësia e ligjit, duke treguar kështu përkushtim në luftën kundër krimit financiar. Operacioni njëkohësisht është zhvilluar edhe në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Itali dhe Rumani, i cili mundësoi eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përmes një sistemi të sofistikuar informativ, IPTV.

Në hetimin e këtij rasti kanë bashkëpunuar edhe Kanada, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara. Këto raste do të hetohen plotësisht nga prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe hetuesit nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë edhe me agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, për të zhvilluar raste të forta para dorëzimit të tyre në gjykatë. Puna në këto raste sapo ka filluar, dhe natyrisht se do të kërkojë kohë, por ne gjithmonë do të jemi në harmoni me afatet ligjore”, tha Isufaj./EO

Previous ArticleRibalanci i Buxhetit 2026 mes investimeve dhe sfidave fiskale
Next Article Si të planifikoni udhëtimin perfekt pa stres ja një udhëzues hap pas hapi!

Lajme të ngjashme

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër…

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta,…

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

Press Online23 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga Preç Zogaj Çfarë nuk ka provuar Partia Demokratike, forca më e…

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron…

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia është renditur në vendin e 68-të në botë sipas Indeksit të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.