Dy persona nga Shkupi, S.A. (34) dhe I.H. (39), janë ndaluar nga policia pasi dyshohen për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, njofton MPB Maqedoni.
Sipas autoriteteve, ndalimi është bërë dje, më 05.07.2026, në orën 17:30 në zonën Qendër të Shkupit, nga efektivët e policisë të Shërbimit të Sigurisë Publike Shkup.
Siç bëhet e ditur, më 05.07.2026 rreth orës 16:00, ata kanë shkaktuar zjarr në një objekt të braktisur në bulevardin “Makedonija” në Shkup. Si pasojë e zjarrit, një zjarrfikës ka mbetur i lënduar, ndërsa janë dëmtuar edhe dy automjete zjarrfikëse.
Nga MPB theksojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas së cilës do të përgatitet raporti përkatës.





