Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi verior, e cila në disa vende herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë, përcjell PressOnline.al.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Edhe gjatë ditëve në vijim parashikohen temperatura më të këndshme. (PressOnline.al)






