Haxhiu viziton AKI-në: Vlerëson profesionalizmin e Agjencisë dhe thekson rëndësinë e forcimit të kapaciteteve

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 20:32

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është pritur nga drejtori i Agjencisë, Petrit Ajeti, si dhe nga zyrtarë të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se gjatë vizitës është njohur nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni.

“Sot vizitova Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u prita nga drejtori, z. Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë. Nga afër u njoha me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shprehur gjithashtu vlerësim për punën e zyrtarëve të AKI-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të institucionit dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë së vendit.

“Shpreha vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore. Fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, ka deklaruar ajo.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter