Tre të plagosur nga të shtënat në Podujevë, Policia nis hetimet

featured
Press Online
02 Korrik 2026, 14:24

Janë raportuar të shtëna me armë zjarri në qendër të Podujevës, pasditen e së enjtes.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitet kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku nga informacionet e para dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Aktualisht, policia është duke zhvilluar veprime operativo-hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter