E ardhmja mbetet në dyshim, Beshiktashi reagon për Kristjan Asllanin

featured
Press Online
02 Korrik 2026, 15:21

Beshiktashi ka falenderuar Kristjan Asllanin për kontributin në sezonin e fundit. Mesfushori i Kombëtares konsiderohet i Interit që nga data 1 korrik.

“Falënderojmë Kristjan Asllanin, i cili ishte pjesë e skuadrës sonë në huazim të përkohshëm, për kontributin e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruan Beshiktash në rrjetet sociale.

Asllani nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë tek Interi. Kaljari është i interesuar për shërbimet e tij, ndërsa Beshiktashi do të futej në garë vetëm nëse pretendimet e zikaltërve do të uleshin. Klauzola që nuk u aktivizua për blerjen e kartonit ishte 11 milionë euro.

Mesfushori 24-vjeçar nuk konsiderohet si opsion nga Kristian Kivu. Ndaj dhe largimi është çështje kohe.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter